TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Drejtuesi politik i PD-së për Qarkun Lezhë, Agron Gjekmarkaj, feston sot ditëlindjen e 51-të, por këtë herë ndryshe. Ai po e kalon ditëlindjen te Parku Olimpik, ku po ndjek nga afër procesin e numërimit të votave të diasporës, konkretisht të qarkun Lezhë, ku rrezikonin të humbnin mandatin e katërt, të cilin si përfundim e ruajtën.
Por, pavarësisht kushteve në të cilat e gjeti kjo ditëlindje, Gjekmarkaj është surprizuar dy herë. Njëherë nga demokratët të cilët i sollën tortë, dhe tashmë edhe nga kampi i kundërshtarëve, PS, të cilët po ashtu i sollën një tortë.
“Edhe 100 Agron”, shkruhet në tortë, teksa demokrati bën shaka duke thënë “se mos i keni hedhur helm”.