AKTUALITET, 18 Tetor 2022, 12:47

Plagoset me thikë i mituri, arrestohet autori i dyshuar, një 28 vjeçar

Plagoset me thikë i mituri, arrestohet autori i dyshuar, një 28

Një i mitur është plagosur me thikë në Tiranë. Sipas policisë për këtë ngjarje është vënë në pranga K.M, 28-vjeç pasi dyshohet se ka qëlluar me thikë një 15-vjeçar.

I plagosuri ka marrë mjekimin në spital dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjatë kontrollit fizik, 28-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Njoftimi i plotë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin K. M., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka goditur me mjet presës, për motive të dobëta, një shtetas 15 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit fizik, 28-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.