TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Tiranës e ka referuar në prokurori si ngjarje aksidentale zjarrin që përfshiu pallatin dhjetë katësh në zonën e ish-Nisharakut.
Burime nga policia thonë se në vijim po priten autorizime nga prokurori i çështjes për të vijuar me marrjen në pyetje edhe të personave të tjerë, përfshirë këtu ndërtuesin e pallatit Tanush Mëhillaj.
Mësohet se policia akoma nuk ka në dorë akt-ekspertimin e analizës së llojit të materialit që është veshur fasada e jashtme e pallatit, e cila rezultoi fatale për përhapjen e zjarrit.
Ndërkohë, ekspertët e zjarrfikëses vijojnë punën për të zbuluar shkakun e zjarrit.
Dyshimet për shkakun vijojnë të jenë për shkak të një shkëndije elektrike në kondicionerin e banesës në katin e nëntë.