TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sot pritet të jepen masat e sigurisë gjashtë të arrestuarit në kuadër të operacionit policor të koduar XUEX, për goditjen e skemave piramidale online.
Arbër Çela, Emanuel Taullau , Flavio Mukaj, Marius Kodra, Brunilda Todi, dhe Brunilda Ndini do të dalin para trupës gjykuese të përbërë nga gjyqtar Genci Busho dhe Prokurore Jonida Allushi, për tu njohur me masën e sigurisë.
Nëna dhe tezja e Emanuel Taullaut, në një prononcim për mediat thonë se nuk e dinin që ishte e gabuar, ndërsa e ëma shton se ia ka dhënë vetë paratë djalit.
“Nuk e dinim që ishte e gabuar. Unë ja dhashë vetë lekët djalit, i thashë ‘luaj si gjithë të tjerët’. Nuk morëm asnjë lekë pas, vetëm të më vijë çuni”, u shpreh e ëma e Emanuel Taullaut.
Biseda:
Vetë ke tentuar?
Tezja e Emanuel Taullaut: Jo nuk dimë asgjë. U habitëm! Ne nuk dimë asgjë.
Djali rrinte shumë në këto platforma?
Tezja e Emanuel Taullaut: Jo nuk rrinte, punonte, ishte kamarier! Nuk dimë asgjë
Keni marrë vetë avokat apo e ka caktuar gjykata?
Tezja e Emanuel Taullaut: E kemi marrë vetë
Shumë njerëz mendojnë se të luajnë në rrjetet sociale është normale, a e dinit ju që është vepër penale?
Tezja e Emanuel Taullaut: Jo. Dikush duhet që t’i paralajmëronte. Nuk e dimë
Nëna e Emanuel Taullaut: Pse u arrestua çuni im? Nuk kishte koka më të mëdha aty? Drejtore ekonomiste, të gjitha e dinë!
Sa kohë kishte djali juaj që luante?
Nëna e Emanuel Taullaut: Moj unë ia dhashë lekët. I thash luaj të kesh ndonjë lek për vete.
Sa kohë kishte?
Nëna e Emanuel Taullaut: Kishte dy-tre muaj
Sa lekë i kishit dhënë?
Nëna e Emanuel Taullaut: Një milion
A e morët fitimin?
Nëna e Emanuel Taullaut: Jo asgjë. Vetëm të më vij çuni
Si u bindët për të investuar?
Nëna e Emanuel Taullaut: Nuk e dinim se ishte e gabuar! Këto kanë luajtur të gjithë.