TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me incidentin në Vuno me gazetarin Arjan Konomi, i cili pretendoi se u mor në komisariat duke i marrë edhe telefonin.
Kreu i qeverisë hedh poshtë versionin e Konomit, duke e quajtur atë një “të përdalë” që bëri “para pasqyrës së tij viktimën e dhunuar”.
Rama thotë se një video tjetër, tregon një situatë krejt të ndryshme nga ajo e paraqitur publikisht nga Konomi që ai e akuzon për dhunim të lirisë së të tjerëve.
Reagimi i kryeministrit Rama:
JA QË PËR FAT TË MIRË KA EDHE NJË VIDEO TJETËR, e cila tregon krejt të kundërtën e videos që një dhunues i lirisë së të tjerëve paska vrapuar të tregojë botërisht, duke bërë para pasqyrës së tij viktimën e dhunuar, duke shfrenuar fantazinë dhe duke sharë si i përdalë një grua e një nënë, të cilën e bullizoi bashkë me fëmijën e saj në mes të rrugës – ku ngjarja u zhvillua krejt ndryshe nga rrëfimi në pasqyrë dhe u përhap pastaj në kanalet sociale si një tjetër gënjeshtër e madhe e luftës liridashëse kundër regjimit imagjinar
*Fatmirësisht këtë herë ka një video demaskuese të gënjeshtrës, po imagjinojeni se sa herë të tjera gënjeshtra bën kërdinë mbi të vërtetën nëpër pasqyrat ku kujtojmë se informohem