TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në kuadër të Ditës së Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara, Ambasada e SHBA në Tiranë organizoi një aktivitet të posaçëm për të promovuar vlerat themelore të demokracisë amerikane, me fokus të veçantë në lirinë e shprehjes dhe rolin e shtypit të lirë.
“Është Dita e Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara – e themeluar nga Kongresi në vitin 1956 për të nxitur të gjithë amerikanët të mësojnë më shumë rreth Kushtetutës së tyre!
Në prag të kësaj dite, Ambasada e SHBA organizoi një diskutim midis gazetarëve shqiptarë dhe reporteres politike amerikane, fituese të çmimit Emmy, Lori Geary, rreth të drejtës së Amendamentit të Parë për lirinë e shprehjes dhe shtypin e lirë.
“Ju jeni sytë dhe veshët e popullit,” u kujtoi Geary gazetarëve përgjegjësinë e medias për të vendosur qeverinë përballë përgjegjësisë ndaj vullnetit të popullit”, shkruan ambasada.