TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sali Berisha ka humbur thellë zgjedhjet edhe në bastionet e Partisë Demokratike, duke marrë një rezultat mjaft dramatik për opozitën.
Berisha ka njoftuar një konferencë për shtyp në orëm 13:00, ku pritet të mësohet qëndrimi i tij për këtë humbje. Megjithatë, mbrëmjen e djeshme, Berisha dha sinjale se nuk do t'i njohë zgjedhjet, duke vënë në dyshim votimin elektronik në Kamzë, Elbasan dhe Vorë.
Berisha po humbet thellë edhe në Shkodër, bastion historik i PD, që do të qeveriset për herë të parë nga socialistët.
Kreu i opozitës, po përballet me reagimin e mbështetësve. Faqja e tij në facebook është "përmbytur" nga komente të njerëzve që i kërkojnë dorëheqjen dhe largimin nga politika.




