TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe anëtarët e PD-së bënë homazhe sot në bustin e Azem Hajdarit, pasi dita e sotme shënon 27 vjetorin e vrasjes së Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari.
Në fjalën e tij, Berisha tha se “sot pluralizmi për të cilin Azem Hajdari dhe studentët liberatorë ecën drejt sakrificave sublime për rivendosjen në Shqipëri të pluralizmit, de facto është i shtypur i dhunuar.”
Për këtë arsye ai tha se PD është e gatshme për çdo sakrificë dhe betejë për të rikthyer pluralizmin në Shqipëri.
Sali Berisha: Sot pluralizmi për të cilin Azem Hajdari dhe studentët liberatorë ecën drejt sakrificave sublime për rivendosjen në Shqipëri të pluralizmit de facto është i shtypur i dhunuar.
Sot vota e lirë nuk ekziston… Sot është një ditë betimi për çdo demokrat shqiptar. Për çdo deputet dhe deputete të PD ..për çdo drejtues të kësaj partie dhe mbështetësit e saj që të ngrihemi për shpëtuar Shqipërinë, pluralizmin, votën e lirë ..jemi të gatshëm për çdo çmim, për çdo sakrificë.