TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tirana pritet të shkojë në zgjedhje, nëse Edi Rama ia del të shkarkojë nga detyra, Erion Veliajn, i cili vijon të jetë në paraburgim, që prej shkurtit të këtij viti.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, analisti Andi Bushati, tha se opozita nuk duhet të hyjë në këto zgjedhje, pasi procedura për shkarkimin e Veliajt do të jetë e paligjshme. Analisti shtoi se Manastirliu i fiton zgjedhjet, madje tha me humor se edhe "ministrja" me inteligjencë artificiale, Diella, do t'i fitonte zgjedhjet po të ishte kandidate, mjafton të kandidojë për PS.
"Po të jetë opozitë e fortë, nuk hyn në zgjedhje. Nëse procedura e shkarkimit është e paligjshme, opozita nuk duhet të futet në zgjedhje. Ata janë budallenj si demi dhe hidhen me brirë kur i tundin copën e kuqe. Puna është, a mund të shkarkohet Veliaj? Vetë Rama thotë kur mungon 6 muaj, por mungon me arsye nuk është aq e lehtë dhe ne do të mbledhim edhe Parlamentin thotë. Nëse ndërrohet ligji pas burgosjes së Veliajt dhe opozita hyn në zgjedhje se fryn bilbilit Rama, atëherë kot i thotë vetes opozitë.
Ata jo Manastirliun, por edhe Diellën po futën ata, nuk e mundin dot", tha Bushati.