TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Avokati Eugen Beçi, duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, motivet që mund të çojnë në shkarkimin e kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh ka 3 elementë në ligj dhe Kushtetutë kur mund të shkarkohet i zgjedhuri vendor. Ai tha se kryebashkiakun nuk mund ta shkarkojë as Asmbleja e PS-së dhe as kryeministri, por shkarkimi duhet diskutuar në Këshillin Bashkiak të Tiranës.
“Kushtetuta dhe Ligji mbi qeverisjen vendore ka të përcaktuara 3 elementë që thotë se kur mund të shkarkohet një kryetar bashkie, një i zgjedhur vendor.
Të zgjedhurit vendorë zgjidhen drejtpërdrejt nga qytetarët dhe është shumë delikate situata e shkarkimit të tyre dhe ligji parashikon 3 momente: Shkelje e rëndë e kushtetutës dhe ligjit, (në rast konkret nuk jemi përballë këtij fakti); kur është i dënuar me një dënim të formës së prerë dhe pika e tretë në rast se mblidhet këshilli bashkiak dhe konstaton mungesën në punë të kryetarit të bashkisë për tre muaj.
Këta janë tre elementë që e detyrojnë këshillin e ministrave, jo Asamblenë e PS-së, as kreun e PS-së, të shkarkojë kryetarin e bashkisë së një qyteti.
Në këto 3 pika që shikoj se ka vështirësi në shkarkimin e tij dhe pika më e përafërt është ajo e treta kur ka munguar 3 muaj në detyrë, që duhet të diskutohet në këshillin bashkiak. Por mungesa është objektive, e arsyeshme, e paarsyeshme se unë jam në burg, thotë ai, dhe nuk shkoj dot në detyrë. Ligji, mund të shtonte një presje. Neni 62 këtu thotë: Propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak vetëm për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pëndërprerë. Ndaj unë e shoh pikën 3 të nenit 62 si më të mundshmen për te realizuar procesin e shkarkimit të një kryetari bashkie, por gjithnjë në bazë të këshillit bashkiak”- tha Beçi.