TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetarja Ola Xama, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për procesin ndaj Erion Veliajt, i cili ka 13 akuza nga SPAK dhe pritet të vendoset nga seanca paraprake, nëse do të nisë gjyqi për të.
Xama shpjegoi disa nga provat që ka SPAK ndaj Veliajt, Xoxës dhe bashkëpunëtorëve të tyre biznesmenë.
"SPAK dyshon se Erion Veliaj në bashkëpunim me bashkëshorten, kanë përfituar në mënyrë të drejtpërdrejt nga fondet e Bashkisë, që pastaj janë ndarë në disa organizata jofitimprurëse, që kontrolloheshin nga Xoxa, në disa raste fondet janë marrë direkt me firmën e Veliajt. Kjo është lidhja më e drejtpërdrejtë nepotike, për të cilën e dyshon SPAK Veliajn për korrupsion pasiv.
Nga vlerat monetare, dyshohet se Veliaj ka favorizuar 5 kompani, Agi Kons, Fusha, Palushi, Gerard A, Kontakt. Disa për leje ndërtimi dhe të tjera për fonde publike.
Agi Kons ka marrë 44 mln euro tendera. Fusha ka marrë 105 mln euro nga Bahskia. Gerard A ka marrë 6 mln euro.
Korrupsioni më i madh që dyshohet është me Agi Kons, ku pronari Gentian Sula ka qenë lidhje e vjetër e Veliajt, që dyshohet se i ka dhënë një vlië në Qerret.
Ndërsa Fusha, Kontakt dhe Palushi, kanë dhënë sponsorizime për qendra që ishin de facto të bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa.
Te provat e reja që ka siguruar SPAK, janë disa dëshmi, që tregojnë njerëz të ngushtë dhe të afërt të zonjës Xoxa, që kanë zbardhur skemën, si financierja, Adela Kodakçi, apo ish drejtoresha e Teatrit të Operas dhe Baletit", tha Xama.