TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, në një lidhje me studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se PD-ja do të shkojë në zgjedhjet e pjesshme vendore, sepse, sipas tij, ka 4 muaj që kërkon zgjedhjet që janë vonuar nga arroganca e qeverisë.
“Opozita do të shkojë në zgjedhje, kur të dekretohen nga Presidenti. I kemi kërkuar ne prej katër muajsh zgjedhjet e parakohshme në Tiranë. Vonohen nga arrogance qeverisë. Afati 3 mujor u plotësua që në maj, që në atë moment duhej plotësuar dhe hapur rrugë zgjedhjet.
PD është gati për zgjedhje. Nëse pastaj me zgjedhje, quajmë si normale, përdorim e administratës, 5D, e me rradhë… Por ne jemi gati për zgjedhje.
Ne kemi kërkuar shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, me argumentin që deri në tre muaj mund të delegojë dhe kur nuk është prezent në detyrë, duhet të largohet”- tha Teliti.