AKTUALITET, 11 Shtator 2025, 21:55

Preç Zogaj: Tirana nuk mund të rrijë pa fund pa kryetar, Veliaj e ka problemin me drejtësinë

Preç Zogaj: Tirana nuk mund të rrijë pa fund pa kryetar, Veliaj

Analisti Preç Zogaj, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit",  duke komentuar vendimin e Ramës për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja në bashkinë e Tiranës, duke kandiduar Ogerta Manastirliun, u shpreh se Tirana nuk mund të rrijë pa fund pa kryetar. Ai u shpreh se tashmë çështja e Veliajt është në duart e drejtësisë dhe nëse del i pafajshëm ai rilind.

“Nuk mund të fitojmë me atë shprehjen ai i ke dhënë ujë gomarit? Pse ia ke dhënë të ftohtë, pse ia ke dhënë të nxehtë. Çështja e Erion Veliajt ka hyrë në hullinë e drejtësisë nga hetimi do të shkojë në gjykatë. Drejtësi nuk jep hetimi, por gjykata dhe ai do të përballojë me avokatët e vet sepse SPAK e ka paratur akuzën dhe do të marrë vendim.

Rama duhet të marrë një vendim. Për shkarkimin e një kryebashkiaku vendimin e merr kryeministri. Veliaj e ka problemin me drejtësinë. Ai nëse del i pafajshëm rilind. Çështja e kryebashkiakut ësht ëpër të bërë muhabete kot. Si thua ti të rrijë Tirana pa fund pa kryetar?”- tha Zogaj.