AKTUALITET, 4 Nëntor 2023, 18:39

Përshtatën banesën për kultivimin e kanabisit, policia italiane arreston dy shqiptarët

 Përshtatën banesën për kultivimin e kanabisit, policia

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi ishin të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptarët ranë në gjurmët e policisë gjatë kontrolleve të kryera nga autoritetet italiane.

Pas kontrollit në banesën e tyre, u zbulua një laborator për kultivimin e kanabisit, i pajisur me sisteme të sofistikuara ajrimi, vaditjeje dhe ndriçimi. Gjithashtu u gjetën u gjetën 450 bimë marijuanë dhe 250 kubikë të gatshme për mbjellje.