TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Përse fëmijët? Një turmë qytetarësh të indinjuar u mblodhën jashtë prokurorisë në pritje të vrasësit 60-vjeçar grek të familjes shqiptare. I shoqëruar nga forca të shumta policore Dh.V. ka arritur për të dëshmuar në prokurori.
Me vështirësi është mbajtur larg turma e indinjuar e qytetarëve që thërrisnin “vrasës”, “mostër” ndërsa dëgjohej vazhdimisht pyetja “përse fëmijët?” “si munde të vrasësh fëmijët?”.
Sipas policisë greke, 60-vjeçari pohoi vrasjen me armë të çiftit Kloçi por pretendonte nuk mbante mend çfarë ndodhi më pas dhe si veproi me dy fëmijët e mitur.
Në fund të dëshmisë për krimin pranoi se “Nuk ka falje për këtë që bëra”.