TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ndërkohë që vijon publikimi i rezultateve të zgjedhjeve lokale, ku PD nuk ka fituar asnjë bashki dhe rezulton forcë e tretë, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me mësuesit me rastin e 7 marsit, duke mos e adresuar fare çështjen e zgjedhjeve, sikur ato të mos ishin mbajtur fare.
Kjo dalje ka "trazuar" opinionin publik, që priste që kreu i PD-së, tashmë e katandisur në një forcë e tretë, të shpjegonte humbjen, pasi i siguroi demokratët se ka shumicën në parti.
Analisti Neritan Sejamini shkruan se Basha është katandisur si një OJF.
“Mediat dhe partitë politike janë të gjitha të përqendruara tek numërimi dhe rezultatet zgjedhore. Por, PD e patrazuar fare nga zgjedhjet, po bën në këto çaste takim të shtruar tematik me pedagogë!
PD formale tashmë ngjan me një NGO, pa lidhje me politikën,” shkruan ai.