AKTUALITET, 9 Nëntor 2025, 18:31

Përqindje e ulët në zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 bashki, KQZ: Morën pjesë 18.72% e qytetarëve

Përqindje e ulët në zgjedhjet e pjesshme vendore në 5

Procesi i votimit është mbyllur në 5 bashkitë e vendit. Sipas raportimeve jo të plota nga të gjitha qendrat e votimit, në total është votuar nga 18,72% e zgjedhësve në këto bashki (janë mbi 330 mijë zgjedhës).

Bie në sy pjesëmarrja e ulët dhe rekordin e mban Vlora, teksa pritet edhe marrja e informacionit nga qendrat që nuk kanë dërguar ende informacione. Vlora ka një shifër prej 12,54%, e më pas Berati me 19,98%. Vjen Cërriku me 25% dhe Tepelena me 34,63%. Pjesëmarrja më e lartë ka qenë në Bashkinë e Matit, me 39,36% deri në orën 18:00.

Bie në sy raportimi shumë i ulët nga qendrat e votimit, ku mesatarisht llogaritet se nuk kanë dhënë informacione të paktën 30% e tyre në të pesta bashkitë.

Në Vlorë të paktën 30 qendra nuk kanë raportuar ende, 20 në Berat, 10 në Cërrik, 8 në Tepelenë dhe të paktën 13 në Mat

Qendrat e votimit mbyllen në orën 18:00, me përjashtim të rasteve kur në to ka radhë pritjeje të votuesve, ku në bashkëpunim me KQZ shtyhet orari deri në votuesin e fundit që pret.

Pjesëmarrja e përgjithshme ishte 18.72 për qind, ndërsa sipas bashkive ndahet si më poshtë:

Berat – 19.98%,
Vlorë -12.54 %,
Cërrik – 25.00%,
Mat -39.36%
Tepelenë – 34.63%

Ora 18:00: Pjesëmarrja në 5 bashki: 18.72 % 

Raportuar 173 nga 231 QV në total

Votuar 16,205 nga 129,194 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara

Raportuar 87 nga 116 QV në total

Votuar 12,297 nga 61,541 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara

Raportuar 47 nga 57 QV në total

Votuar 7,954 nga 31,817 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara

Raportuar 32 nga 47 QV në total

Votuar 7,752 nga 19,697 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara

Raportuar 13 nga 21 QV në total

Votuar 2,488 nga 7,184 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara

Përqindje e ulët në zgjedhjet e pjesshme vendore në 5