TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vetëm 5 minuta para mbylljes së qendrave të votimit, në Vlorë ikën dritat.
Gjithsesi kjo situatë duket se nuk i ka penguar të disa prej qytetarëve të hidhnin votën.
Në pamjet e siguruara nga mediat shihet momenti i ndërprejes së energjisë elektrike në disa prej qendrave të votimit, ndërsa gjithashtu shihet një vajzë e cila hedh votën e saj në kuti, ndërkohë që komisionerët bëjnë dritë me telefon.
Tani është mbyllur orari zyrtar i votimit të zgjedhjeve lokale në pesë bashki të vendit. Qendrat e votimit në Mat, Cërrik, Berat, Vlorë dhe Tepelenë u hapën në ora 07:00 të mëngjesit të sotëm.
KQZ vendosi që votimet të mbylleshin në ora 18:00 dhe jo në 19:00 siç është traditë në zgjedhjet, për shkak të stinës në të cilën ndodhemi.
Deri pak momente më parë, të dhënat e KQZ-së flasin për një pjesëmarrje mjaft të ulët në votime, rreth 17.9%.