AKTUALITET, 9 Nëntor 2025, 10:22

Numërim votash në Tepelenë me Inteligjencë Artificiale? Komisioni zgjedhor nuk ka marrë asnjë udhëzim dhe pajisje

Numërim votash në Tepelenë me Inteligjencë Artificiale?

Inteligjenca Artificiale thuhet se do të përdoret në Bashkinë e Tepelenës, si pjesë e një projekti pilot, për të numëruar votat.

Pavarësisht se KQZ ka deklaruar se do të përdoret AI, komisioni nuk ka marrë udhëzimet e nevojshme.

Komisioni KZAZ 80 në Tepelenë nuk ka marrë asnjë udhëzim apo pajisje.

Në Tepelenë janë 12.667 votues të regjistruar.