TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, në daljen e radhës për mediat, ka deklaruar se deri më tani janë shfaqur vetëm dy problematika gjatë procesit zgjedhor, konkretisht në Vlorë dhe Cërrik.
“Nuk rezulton të ketë problematika të zhvillimit të procesit. Është raportuar për dy problematika, një në Cërrik, për sjelljen e një vëzhguesi, por jemi duke e verifikuar nëse ky vëzhgues ka qenë duke parë se për kë po votonte votuesi.
Në Vlorë, ka patur një diskutim ndërmjet kryetares së QV me operator për procedurat e identifikimit. KQZ po e verifikon se cila ka qenë zgjedhja e secilit prej këtyre dy funksionarëve”, tha Celibashi.
Më tej, ai tha se votimet do të mbyllen në orën 18:00 dhe përtej kësaj ore nuk do të lejohet askush tjetër të votojë.