TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas aksidentit të rëndë që shkaktoi në Rrugën e Kavajës, në Tiranë, duke përplasur çiftin që po kalonte në vizat e bardha bashkë me foshnjën tremuajshe, policia ka ndaluar shoferin Ajas Sulejmani. Bëhet me dije se shërbimet e komisariatit 2 e kanë ndaluar autorin e dyshuar në një spital privat 39-vjeçarin.
39-vjeçari mesditën e sotme duke drejtuar mjetin “G Class” me shpejtësi të madhe, ka kaluar me semafor të kuq dhe ka përplasur fëmijën dhe çiftin.
Për fat të mirë, gjendja e foshnjës është e mirë, ndërsa dy të rriturit janë dërguar në spital, në gjendje stabël për jetën. Pas ngjarjes, Ajas Sulejmani është arratisur, duke shfrytëzuar blloqet e pallateve në zonë.
“Pas nje pune intensive hetimore u be e mundur kapja e autorit te dyshuar te Aksidentit Rrugor ne nje nga spitalet private te kryeqytetit dhe si dhe shoqerimi i tije ne ambientet e Komisatiatit te Policise Nr.2, per kryerjen e veprimet te tjera hetimore ne funksion te ngjarjes rrugore", thanë burime nga policia e Tiranës.