AKTUALITET, 8 Maj 2022, 10:22

U ekstradua një muaj më parë nga Gjermania, ish-truproja e Tahirit del para Gjykatës

U ekstradua një muaj më parë nga Gjermania, ish-truproja e

Ish truproja e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Hekuran Marku ka dalë sot para gjykatës, nga ora 9:00.

Marku, është ekstraduar nga Gjermania një muaj më parë.

Agustin Deda dhe Hekuran Marku akuzohen se janë përfshirë në trafikun e drogës të zbuluar nga operacioni “Shpirti”.

38 anëtarë të katër grupeve kriminale që trafikonin lëndë narkotike u arrestuan në kuadër të operacionit “Shpirti” nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), falë një hetimi të zhvilluar në bashkëpunim me Italinë dhe të koordinuar me Eurojust-in, agjencia e Bashkimit Europian për bashkëpunimin gjyqësor në luftën kundër kriminalitetit.