AKTUALITET, 8 Maj 2022, 14:26

U aksidentuan/ Çifti dhe foshnja dërgohen te Trauma, nëna ende s’përmendet

U aksidentuan/ Çifti dhe foshnja dërgohen te Trauma, nëna ende

Çifti dhe foshnja tre muajshe të cilët u aksidentuan ditën e sotme në Tiranë janë dërguar në spitalin e Traumës.

Foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa burri është përmendur. Gjendja shëndetësore e gruas është më e rëndë. Ajo ende nuk është përmendur. 

Për ngjarjen e rëndë, policia ka ndaluar një person, i cili nuk dihet saktë nëse është autori, apo person i afërt me të.