AKTUALITET, 8 Maj 2022, 14:11

Ngjarje e rëndë në Tiranë, “G Class-i” me shpejtësi rrufe përplas çiftin dhe foshnjën 3-muajshe

Ngjarje e rëndë në Tiranë, “G Class-i” me

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën e Kavajës në Tiranë. Një automjet ka përplasur një çift bashkëshortësh V. K., 43 vjeçe dhe A. K., 48 vjeç bashkë me fëmijën e tyre të mitur 3-muajsh.

Çifti po kalonte në vijat e bardha  bashkë me foshnjën e tyre kur makina me shpejtësi u fut në semafor të kuq dhe i përplasi.

Për fat të mirë, fëmija ka arritur të shpëtojë pa dëmtime, ndërsa gruaja dhe burri kanë marrë dëme më të shumta.

Ata ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesit i mjetit është arratisur menjëherë pas ngjarjes. Ai mësohet se ishte pa leje drejtimi, pasi i ishte pezulluar tre javë më parë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.05.2022, në Rrugën e Kavajës, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur shtetasit V. K., 43 vjeçe, A. K., 48 vjeç dhe fëmijën e tyre të mitur 3 muajsh, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtues i mjetit ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendi ngjarjes. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.