AKTUALITET, 8 Maj 2022, 15:21

Merr fund aventura e 21-vjeçarit, arrestohet i riu që u arratis nga Gjykata e Korçës

Merr fund aventura e 21-vjeçarit, arrestohet i riu që u arratis nga

Kristjan Medolli, 21-vjeçari që u arratis nga Gjykata e Korçës, është kapur nga policia.

I riu, i cili mbahej në dhomat e paraburgimit të Drenovës u largua përmes tuneleve të gjykatës së Korçës, por aventura e tij mori fund kur ai ra ne prangat e policisë.

Ai është njohur me masën e sigurisë arrest me burg për akuzën e vjedhjes dhe ka qenë duke u shoqëruar për në makinën e policisë për t’u transportuar drejt dhomave të paraburgimit të Elbasanit. Në atë moment ai ka arritur të largohet me vrap duke dalë jashtë murit rrethues të gjykatës.

Njoftimi i policisë

Mesditën e sotme, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë, nga salla ku po zhvillohej seanca gjyqësore, është larguar shtetasi K. M., 21 vjeç, banues në Qatrom, Korçë, (i arrestuar më datë 06.05.2022, për vjedhjen e një banese në fshatin Qatrom).

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e këtij shtetasi. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.