TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish truproja e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Hekuran Marku është lënë në qeli nga Gjykata.
Marku, është ekstraduar nga Gjermania një muaj më parë, ndërsa SPAK kërkoi ekzekutimin e masës së sigurisë së dhënë në mungesë në kuadër të Operacionit “Shpirti”.
SPAK është në pritje të përgjigjes zyrtare nga Franca për ekstradimin e Paulin Agustin Dedës ish truprojës tjetër të Tahirit.
Agustin Deda dhe Hekuran Marku akuzohen se janë përfshirë në trafikun e drogës të zbuluar nga operacioni “Shpirti”.
31 anëtarë të katër grupeve kriminale që trafikonin lëndë narkotike u arrestuan në kuadër të operacionit “Shpirti” nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), falë një hetimi të zhvilluar në bashkëpunim me Italinë dhe të koordinuar me Eurojust-in, agjencia e Bashkimit Europian për bashkëpunimin gjyqësor në luftën kundër kriminalitetit.
Në dosje thuhet se SPAK ka dërguar për gjykim 31 të pandehur: Aleks Memaj, Jovan Memaj, Aleksandër Neço, Shkëlzen Kambëri, Bernard Tahiraj, Marenglen Çaçi, Erind Hysomemaj, Klajdi Ademi (Hysomemaj), Toni (Elton) Kushi, Erion Hoxhara, Çezar Gjomemo, Saimir Kurti, Malton Lleshi, Shkëlzen Daci, Eltjon Bregasi, Paul (Agustin) Deda, Hekuran Marku, Hamid Seferi, Leonidha Sejdiaj, Ilir Gaba, Geri Zylyftari, Erlind Zylyftari, Artan Zylyftari, Luan Zylyftari, Elton Hamza, Mariglen Shusha, Donial Drolli.
Pas operacionit “shpirti” të zhvilluar mes Shqipërisë dhe Italisë që çoi në shkatërrimin e katër grupeve kriminale të trafikut të lëndëvë narkotike, prokuroria e posaçme nisi edhe hetim pasuror për personat e përfshirë, mes tyre dhe Deda e Marku.