AKTUALITET, 23 Shkurt 2023, 23:35

Përplas tri makina në mes të Tiranës dhe largohet nga vendngjarja

Përplas tri makina në mes të Tiranës dhe largohet nga

Policia e Tiranës njoftoi para pak çastesh se në afërsi të Vasil Shantos, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar pasi është larguar nga vendi i aksidentit, ka përplasur 3 automjete me drejtues shtetasit E. M., A. P., dhe A. M.

“Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi E. M., dhe pasagjerët e automjeteve, shtetasit A. S., J. Q., A. P., dhe E. M., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe kapjen e drejtuesit që është larguar” – thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.