AKTUALITET, 29 Korrik 2024, 10:27

Përmbyset kamioni i ngarkuar me krom në Kalimash, humb jetën shoferi

Përmbyset kamioni i ngarkuar me krom në Kalimash, humb jetën

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekje ka ndodhur sot në Kalimash. Sipas informacioneve është përmbysur një trajler i ngarkuar me krom dhe si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit.

Sipas informacioneve, 31-vjeçari ishte duke manovruar për shkarkimin e kamionit me mineral kromi, por ka humbur kontrollin.

Nga të dhënat e para mësohet se viktima është identifikuar me inicialet S. L., dhe ishte shofer e një firme që shfrytëzon kromin në Kalimash.

Njoftimi i policisë:

Kukës/Informacion paraprak

Rreth orës 06:30, në Kalimash, shtetasi S. L., 37 vjeç, duke drejtuar një automjet trajler të ngarkuar me krom, dyshohet se për shkak të një manovre të gabuar, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka rënë nga një lartësi.

Për shkak të dëmtimeve, shtetasi S. L. ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.