TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Është vënë në pranga drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka. Për të njëjtin hetim që ka çuar në arrestimin e Zarkës, janë lëshuar masa sigurie edhe për tre persona të tjerë, mes të cilëve një ish-oficere e Policisë Gjyqësore dhe një avokat.
Dyshohet se ata kanë abuzuar me detyrën lidhur me një procedim.
Zarka më 9 maj të 2022 u emërua në krye të organit të akuzës në rrethin gjyqësor të Vlorës, pasi më parë kishte kaluar me sukses procesin e vettingut duke u konfirmuar në detyrë nga KPK.