TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zhvillohet në Gjykatën e Fierit seanca për Fredi Belerin, i cili ka kërkuar lirimin me kusht nga qelia, pas më shumë se 14 muajsh i burgosur.
Ai ka mbërritur në ambientet e gjykatës me pranga në duar, ndërsa togat e zeza pritet të marrin vendimin lidhur me kërkesën e tij.
Kujtojmë që Fredi Beleri ndodhet pas hekurave prej datës 12 Maj 2023 dhe u dënua me 2 vite burg për blerje votash.
Ai arriti të fitojë zgjedhjet e 14 Majit të vitit të kaluar nga qelia, por nuk u betua si kryebashkiak i Himarës pasi KQZ shpalli të pavlefshëm mandatin e tij.
Ndërkohë Fredi Beleri ka kërkuar lirinë në të gjitha shkallët e gjyqësorit, por kërkesat e tij janë rrëzuar.