TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një konflikt me thika ka ndodhur mes dy të miturish në Pogradec, ku ka mbetur i plagosur një 15-vjeçar.
Sipas informacioneve, 15-vjeçari është paraqitur në urgjencën e spitalit Pogradec për ndihmë mjekësore, pasi është lënduar me thikë gjatë një sherri me një 13-vjeçar.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:50, ndërsa është shoqëruar në komisariat autori 13-vjeçar.
Ndërkohë, i lënduari pasi ka marrë ndihme mjekësore në spital është larguar për në banesë.
"Rreth orës 20:50, në urgjencën e spitalit Pogradec, është paraqitur për ndihmë mjekësore një 15 vjeçar, banues në Pogradec, i cili gjatë një konflikti të çastit, është dëmtuar lehtë me mjet prerës(thikë), nga një 13 vjeçar.
15-vjeçari pasi mori ndihmë mjekësore në spital u largua në banesë.
Shërbimet e Policisë kanë identifikuar 13-vjeçarin i cili do të shoqërohet në Komisariat.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin plotë të rrethanave të ngjarjes"- njoftoi policia.