TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Erion Veliaj ishte sot në radhën e të rëndësishmëve të pjesëmarrësve në Kongresin e Partisë Socailiste, por prani e tij nuk u ndje, as në fjalim, dhe as lavdërime, siç është mësuar të marrë në çdo takim, përpara se t’i plasnin skandalet e drejtorëve të 5D, inceneratorit dhe vizita te “kolegët” e SPAK-ut.
Ndërsa Kongresi nisi në orën 11.30 dhe përfundoi pas fjalës maratonomake të Ramës që bëri edhe ndryshimet në qeveri, ku gradoi si ministra tre drejtorë të Belinda Ballukut, Erion Veliaj, u ngushëllua me një foto ky tok dorën me Ramën, të cilën, bashkë me disa të tjera nga Kongresi, i hodhi vetëm para gjysmë ore.
“Mbyllëm një ditë fantastike sot, si përgatitje për fitoren e madhe të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste në 2025. Faleminderit dhe urime anëtarëve të sapozgjedhur në Asamble nga Tirana, Kamza, Vora, Rrogozhina dhe Kavaja. Më e mira është përpara!”- shkroi Veliaj në profilin e vet në Facebook.
Takimet e Ramës me Veliajn kanë qenë minimale, pas problemeve të Lalit me Drejtësinë dhe sigurimi i një fotoje në fund të Kongresit është përmbyllja e një dite fantastike, si ajo e 15 shkurti 2024 kur arriti të sigurojë një foto me sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken, i cili ndodhej atë ditë në Tiranë.