TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pirro Vengu do të jetë ministri i ri i Mbrojtjes pas ndryshimeve në qeveri të bëra të ditura sot nga kryeministri Rama në Kongresin e Partisë Socaliste.
Vengu do të zëvendësojë Niko Peleshin që mbante këtë post prej janarit të 2021, ndërsa tani e tutje do të jetë kreu i grupit parlamentar të PS-së. Vengu deri tani ka mbajtur postin e Drejtorit të Portit të Durrësit që nga viti 2019, pasi zëvendësoi në këtë post Agron Taren.
Gjithashtu ai ka pasur edhe disa poste të tjera gjatë viteve të qeverisjes Rama. Por më të rëndësishmin, ku bëri bujë të madhe e kishte në vitet 2013-2017, kur ishte shef i kabinetit në Ministrinë e Jashtme, në kohën kur kjo ministri drejtohej nga Ditmir Bushati. Meqë ai ka dyshtetësi, shqiptare dhe greke, në tetor 2015 atij i erdhi ftesa nga shteti fqinj për të kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak.
Sipas ligjit grek, nëse ai nuk e bënte ushtrinë, shpallej dezertor.
Bushati, ish-ministër në atë kohë, refuzoi të jepte dorëheqjen e kërkuar nga opozita, pse kishte marrë si krah të djathtë një “grek”, ndërsa Vengu më pas vijoi të gradohej nga Rama në detyra të tjera shtetërore, ndërsa prej sot do të jetë ministër e Mbrojtjes.
Në ato ditë, lajmi se Pirro Vengu, shefi i Kabinetit të Ministrit të Jashtëm, ishte thirrur ushtar nga Greqia, ka shkaktuar jo vetëm debatin politik të rradhës mes pozitës dhe opozitës, apo politikanëve të ndryshëm, por edhe batuta. Përvec faktit se fletë-thirrja nga autoritetet greke për shefin e kabinetit të kreut të diplomacisë shqiptare përbën një skandal, madje nga politikanë të ndryshëm është cilësuar edhe si rrezik për sigurinë kombëtare, për shkak të dokumenteve sekrete që kalojnë në duart se Vëngut për shkak të pozicionit kyç që mbante, kjo situatë u shoqërua edhe me humor. Një autor nga Gjirokastra, Ismail Xhaferri, mdaje shkroi edhe një këngë popullore mbi rastin Vengu.