TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në mbyllje të fazës së parë të regjistrimeve në Universitetin e Elbasanit janë plotësuar 40% e kuotave, duke pësuar një rënie të lehtë krahasuar me një vit më parë. Shifrat zyrtare flasin për një interes të lartë të degëve të mjekësisë dhe refuzim të atyre të mësuesisë përfshirë ato bazike sikundër janë gjuhë-letërsi, histori- gjeografi dhe matematik fizikë.
Drejtori i kurrikulave në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Bujar Muharremi bën me dije se në Elbasan këtë vit rrezikojnë të mbyllen tre degë, pasi nuk ka asnjë student të regjistruar. Në Elbasan janë rreth 13 degë që nuk kanë student prej disa vitesh. Për këto të fundit Muharremi thotë se i janë drejtuar Ministrisë së arsimit të mbyllë zyrtarisht. Sipas tij bëhet fjalë për degë që nuk i preferon as tregu i punës.
Studentët të cilët nuk fituan asnjë program përgjatë raundit të parë mund të aplikojnë sërish nga data 15 deri në datën 17 shtator.