TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka deklaruar se sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Rithemelimit është Flamur Noka.
“Kjo nuk ka asnjë diskutim”, deklaroi ai, ndërsa shtoi se Gazment Bardhi është kreu i Grupit.
Në konferencën për mediat, Berisha deklaroi se po shkojnë drejt bashkimi dhe procesi është serioz.
“Sekretari i Përgjithshëm i PD është Flamur Noka, kjo nuk ka asnjë diskutim. Bardhi është kreu i Grupit parlamentar dhe po shkojmë drejt bashkimit, në një proces serioz i cili ka një mirëpritje të gjerë nga demokratët”, tha Berisha.