TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tryeza e përjavshme e disa deputetëve të PD-së dhe aleatëve të saj, me iniciativën e Gazment Bardhit, do të mbahet në Kukës. Ky fakt është bërë i ditur nga demokrati Edi Paloka. Demokrati theksoi se është zgjedhur Kukësi për shkak edhe të fushatës për zgjedhjet lokale që do të mbahen në këtë bashki.
“Do të jetë të hënën, mbase e merrni si lajm, nuk e marr përsipër tamam, por do të jetë në Kukës mbledhja e radhës. Ka mundësi të hënën. Jemi në një fushatë për zgjedhjet”, tha Paloka. Ai deklaroi se negociatat me Bardhin nuk ishin ndalur asnjëherë, ndërsa sulmoi Bashën.
“Unë kam gjetur vullnet të plotë personal te zoti Bardhi. Në këtë rast jam një nga negociatorët, ai që mbylli këtë bisedim me deputetë të tjerë. Nuk kam qenë vetëm unë, pasi kanë qenë dhe deputetë të tjerë, të cilët kanë vazhduar të bisedojnë me deputetët e tjerë që të jemi bashkë, të paktën në Kuvend. Zoti Bardhi e kuptoi që zoti Basha ishte një njeri fals. Përçarja e tyre erdhi nga statuti. Në tryezën tonë është ftuar dhe zoti Basha dhe deputetët e tij. Ata nuk kanë pranuar dhe nuk rrinë me liderin e PD, por s’i pengon kjo që ilegalisht të ulen me Taulant Ballën. Nuk kam dashur të marr deputetët veç e veç, por po jua them me garanci se një pjesë e këtyre janë të lidhur drejtpërdrejtë me Bashën. Ia kam thënë Bashës më parë që; do jesh i nderuar nëse do të bësh një parti tënden. Po pse gjithë kjo luftë për të marrë PD? Basha iu premton se; shumë shpejt do të jemi në qeveri dhe një pjesë e juaja do të jenë në punë të mira. Ai nuk përfaqëson PD.”, tha Paloka.