TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme janë paraqitur Oltion Bistri, ish-drejtor i Forcës Operacionale në Policinë e Shtetit dhe Ardit Hasanbegaj, shef i sektorit të Krimit në Shkodër, të arrestuar në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.
Ata kanë mbërritur nga ambientet e paraburgimit në zyrat e prokurorëve të SPAK dhe agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, për t’iu përgjigjur pyetjeve me interes për hetimin thonë burime jo zyrtare.
Dy ditë më parë në SPAK janë pyetur edhe anëtarët e tjerë të grupit kriminal si biznesmeni Pëllumb Gjoka, shoferi i tij Edmond Preka, bashkëpunëtori i vëllezërve Bajri, Astmer Bilali, dhe kryeprokurori i Kukësit Xhevahir Lita.
Oltion Bistri, sipas dosjes hetimore të Prokurorisë së Posaçme, del në biseda përmes aplikacionit “SKY ECC”, me Pëllumb Gjokën ku mes të tjerash e informon mbi operacionet e policisë për goditjen e lojërave të paligjshme të fatit, aktivitet të cilin e kryente edhe biznesmeni.
Ndërkohë, Ardrit Hasanbegaj akuzohet nga SPAK se jepte informacione të vlefshme për qëllimet e personazheve të krimit si anëtarëve të familjes Bajri në Shkodër apo biznesmenit Gjoka, si dhe ndikonte në devijimin e hetimit të ngjarjeve kriminale, për llogari të personave të mësipërm.