Gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për 29 të arrestuar nga megaoperacioni i koduar “Tempulli”, ku në pranga u vunë mbi 200 persona.
Mes personave të arrestuar janë dhe të moshuar, madje dhe një grua në muajt e fundit të shtatzënësie.
Sipas News24 nw kuadër të operacionit ‘Tempulli’ u arrestuan 2 të moshuar, të moshës 71-vjeçare, një burrë dhe një grua, dhe një shtatzënë, të cilët akuzohen se shisnin heroinë. Kujtojmë se vetëm në Tiranë u ekzekutuan 90 urdhër-arreste.
Ndërkohë, hetimet për këtë operacion kishin nisur 4 muaj më parë, që konkludoi në dhjetëra arrestime.