TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Adriatik Lapaj, gjatë një lidhje direkte me emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, deklaroi se nëse atij i ndodh diçka, përgjgjës mban "Ramën dhe familjen e tij".
Lapaj po i referohej ngjarjes që ndodhi gjatë përplasjes me policinë, ku një bombol gazi i ra në kokë dhe përfundoi në spital.
Biseda:
Ylli Rakipi: Partitë e tjera të reja thonë me Berishën jo nuk bashkohemi. Si i bëhet atëherë? Pavarësisht skandaleve të mëdha, nuk ka masivitet protesta, Rama tallet pastaj, bie edhe ajo bombola...
Adriatik Lapaj: Ai është sot të hajë darkë dhe të pijë verë, se me atë histori nuk shkon aq lehtë ajo. Unë nuk jam njeri pa njeri.
Andi Tela: Çfarë domethënë kjo?
Adriatik Lapaj: Nuk mundet të më vijë policia e shtetit si bandë dhe të më rrezikojë jetën, nuk bëj asnjë krim dhe të trajtohet si çështje kalimtare. Mban përgjegjësi Rama dhe familja e tij po ndodhi gjë, nuk ua ka borxh nëna dhe babai im.
Preç Zogaj: E kuptoj si të drejtë të opozitës të protestojë.