AKTUALITET, 5 Janar 2026, 19:56

Përfundon Foltorja e PD, Berisha largohet në këmbë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Përfundon Foltorja e PD, Berisha largohet në këmbë në

Me fjalimin e liderit të opozitës, Sali Berisha, është mbyllur dhe protesta e parë e PD për vitin e ri 2026.

Kreu i PD, Sali Berisha duke folur para qytetarëve të mbledhur tek kryeministria, E ka krahasuar Ramën me Maduron dhe ka nxjerrë të përbashkëtat e tyre.

‘Ky është njëlloj si Maduro sepse ky është i lidhur direkt me kartelet më të fuqishme të drogës në Europë. Ky kontrollon me Franc Çopjat e tij çmimin e kokainës në tregun e saj në Europë.

Berisha, pas mbylljes së protestës, është larguar në këmbë drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.