AKTUALITET, 5 Janar 2026, 18:33

Moti i keq/ Nisin shkarkimet në HEC e Komanit dhe Vaut të Dejës, shkak prurjet e shumta të lumit Valbonë

Moti i keq/ Nisin shkarkimet në HEC e Komanit dhe Vaut të Dejës,

Moti i keq ka përfshirë vendin.  Si pasojë e reshjeve të shiut është rritur menjëherë niveli i prurjeve të lumit Valbonë.

Kjo ka sjellë edhe nisjen e shkarkimeve nga hidrocentrali i Komanit dhe ai i Vaut të Dejës. Shkarkimet nga Komani me  kapacitet minimal 200 m³/ sekondë kanë nisur që prej paradites të kësaj të hëne, për të ruajtur parametrat e sigurisë.

Shkarkime ka edhe nga hidrocentrali i Vaut të Dejës, me 500 m³/sekondë.