TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nikola Kedhi, Drejtor Ekzekutiv i Institutit Konservator Shqiptar, në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, e cilësoi kapjen e presidentit të Venezuelës, një rikthim të doktrinës Monroe nga SHBA. Sipas Kedhit, ajo është një ndërhyrje për sigurinë, sepse Maduro nuk është president, por kreu i kartelit Los Soles që trafikon drogë.
“Unë mendoj se cili është konteksti dhe çfarë ndodh në botë. Bota është në tranzicion për shkak të dobësisë së Perëndimit dhe forcimit të Rusisë dhe Kinës. Trump ka thënë se nuk do ta lërë vendin e parë në botë që është forcim i doktrinave siç ka qenë doktrina Monroe që me presidentin Washtingrton, John Adams apo Reagan që në hemisferën perëndimore nuk do të lejojmë forca të tjera. Nëse më parë ishin kolonizatorët evropianë tani janë të tjerë si në Pekin, Moskë apo Teheran.
E dyta është një fokus i madh në Azi për të kundërshtuar Kinën dhe në Evropë për t’i bërë ballë Kinës. Është lajm i mirë për Ballkanin.
Për Nikolas Maduro ka një ardhër arresti nga institucionet amerikane që në kohën e Biden, është gjë bipartizane.
Maduro nuk është president, por kreu i kartelit Los Soles. Kishte një mandat arresti për një kreun e një karteli droge.
Sot Venezuelën e drejton zv/presidentja. Ka një interes të SHBA për të ulur varësinë nga mineralet dhe të për ulur varësinë nga Kina. Ndërhyrja në Venezuelë është për sigurinë”-tha Kedhi.