TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, e cilësoi kapjen e presidentit të Venezuelës nga SHBA një shkelje e ligjit ndërkombëtar, e sovranitetit të Venezuelës dhe tha se sot ajo mund të quhet e pushtuar.
“Ka një ligj ndërkombëtar që mbron më të dobëtit, jo më të fortët. Po të kujtojmë, lufta në Irak që u mbështet nga SHBA dhe Anglia u mbështet me fushatë për armët e shkatërrimit në masë që nuk e gjetën dhe kjo ndikoi pushtetin e Toni Bler dhe sulmi u konsiderua u paligjshëm.
Amerika nuk ndjehej e kërcënuar ushtrakisht nga Venezuela. U kërkua mbledhja e këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Nëse do të heqim dorë nga ligji ndërkombëtar do të kemi ligiin e xhunglës. Kjo nuk quhet si ndërhyrje ushtarake, por një aksion i shkurtër. Problemi është te ndërhyrja e sovranitetit të Venezuelës. Venezuela sot quhet e pushtuar”- tha Abilekaj.