TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një lokal në Borsh është përfshirë nga flakët.
Ngjarja ndodhi mesditën e sotme. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se nga zjarri janë shkaktuar dëme materiale. Mësohet se lokali i shtetasit me inicialet M.V., po bëhej gati për sezonin turistik.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 26.04.2022, në fshatin Borsh, ka rënë zjarr në lokalin e shtetasit M. V., ku si pasojë ka vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
