AKTUALITET, 26 Prill 2022, 16:25

Lorenc Vangjeli nuk ndalet: Nga SHBA kanë ardhur prova për Berishën dhe dosje për Bashën!

Lorenc Vangjeli nuk ndalet: Nga SHBA kanë ardhur prova për

Lorenc Vangjeli ka bërë dy deklarata të bujshme në harkun e pak orëve. 

Mbrëmë në emisionin "Të Paekspozuarit", ai deklaroi se për Sali Berishën kanë ardhur prova në SPAK drejpërdrejt nga Amerika. 

"Kam një indicie, që SPAK ka kërkuar nga SHBA prova dhe me gjasë kanë ardhur", deklaroi Vangjeli. 

Ndërsa sot në mëngjes, në ABC News, Vangjeli ka deklaruar se edhe për Lulzim Bashën ka ardhur një dosje nga Amerika. 

“Ka ardhur një dosje tjetër nga Amerika për pasardhësin e Berishës, Lulzim Bashën. Nuk dihet fati i saj. Nuk mund të them detaje tjera sepse nuk e kam çelësin e sirtarit ku është dosja”, tha Vangjeli.

Ditët e fundit në Shqipëri, një numër i konsiderueshëm politikanësh dhe persona publikë, i kërkojnë SPAK-ut të hetojë nga të katër anët, por veçanërisht të kenë parasysh Sali Berishën.