AKTUALITET, 19 Qershor 2023, 18:37

Përfshihet nga flakët banesa në Pogradec, lëndohet pronarja teksa tentonte të shuante zjarrin

Përfshihet nga flakët banesa në Pogradec, lëndohet pronarja


Një banesë në Pogradec është përfshirë nga flakët ditën e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në në fshatin Gështenjas në pronësi të shtetases Yrfete Elmasllari, ku si pasojë e flakëve ka pasur dëme të mëdha në orendi në banesë.

Është lënduar edhe gruaja e cila ka tentuar të fikë zjarrin e vetme dhe për pasojë ka marrë djegie në duar dhe këmbë.

Ajo u dërgua në spitalin e Pogradecit për mjekim jashtë rrezikut për jetën.
Ndërhyrja e zjarrfikësve ka shuar flakët duke shpëtuar djegien totale të banesës.