TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka thirrur një mbledhje për ditën e sotme, një ditë para se të mblidhet Këshilli Kombëtar për të votuar mbi datën 29 korrik kur pritet të mbahen zgjedhjet për kreun e ri të partisë.
Në një deklaratë për mediat ai bëri me dije se 17 anëtarë të grupit parlamentar vendosën mospjesëmarrjen në mbledhjen e nesërme të këshillit.
“Pas zgjedhjeve të 14 majit menduam se faktorët e rëndësishme brenda nesh do ti shërbenin demokratëve dhe vendit. Një opozitë e dobët i shërben Edi Ramës. Ne propozuar platformë për ringritjen e PD që i shërben bashkimit dhe jo ndarjes. Një pjesë e kryesisë e rrëzoi duke i hapur rrugë zgjedhjet se kryetarit. Vendimet e marra nuk e zgjidhin situatën që po kalon PD. Grupi parlamentar i bindur se kjo është rruga e gabuar. Por kam detyrimin ti nënshtrohem vullnetit të shumicës”, tha ai.