TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shqipëria është ndër shtetet me nivelin më të ulët të papunësisë, kjo në raport me vendet fqinje. Me 11% të njerëzve që nuk punojnë, ajo lë pas Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Malin e zi ku shkalla e papunësisë arrin deri ne 18%. Në tremujorin e parë 2023, 160 900 persona të moshës 15 deri në 64 vjeç ishin të papunë. E shprehur në përqindje, shkalla e papunësisë për moshën aktive, ishte 10.9%, me përmirësim 0.4 % në raport me vitin 2022.
Në matje gjinore, niveli i papunësisë është më i lartë te gratë, 11.1%, ndërsa tek burrat zbriti në 10.6%. Ndërkohë, sipas strukturës së moshës së aftë për punë, shkalla e papunësisë për grupmoshën 15-29 vjeç është thelluar në raport me vitin e kaluar. 22.5% e njerëzve në këtë grup zyrtarisht nuk punojnë, ose të paktën nuk kanë një pagë të deklaruar në regjistrin e tatimeve. Vitin e kaluar, ata përbënin 20.7 % të gjithë kontingjentit.
Sa i përket grupmoshës 30-64 vjeç, shkalla e papunësisë është 7.8%. Në raport me rajonin, Shqipëria vjen pas Bosnjë Hercegovinës e Serbisë, ndërsa niveli më i lartë regjistrohet në Kosovë e Mal të Zi, ku papunësia arrin deri në 18%.