TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Partia Demokratike duket se po shkon përfundimisht drejt ndarjes së saj në dy parti. Ky opsion del në skenë nga deputeti demokrat Luan Baçi. Në një intervistë për emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, Baçi tha se ka gjasa që të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD-së që ato drejtojnë dhe të vendosin një emër të ri.
“PD është kjo që është dhe ne nuk mund ta ndryshojmë. Emri mund të ndryshohet, një Kuvend i jashtëzakonshëm i PD-së mblidhet dhe merr vendime dhe vendimet janë nga më të ndryshmet për të emërtuar PD me një emër pak më ndryshe, pro duke u thënë demokratëve që ne jemi PD por për arsye të vulës, siglës që na e kanë uzurpuara dhe mos të strehohemi tek parti të tjera parlamentare që mund të kenë dhe kosto elektorale për ne. 520 mijë vota të marra në zgjedhjet e pabarabarta dhe përsëri provuam që opozita është kjo”- tha Baçi.
Duke u ndalur tek procesi i zgjedhjeve nga PD-ja zyrtare, Baçi tha se ato po zhvillojnë një teatër, ndërsa tha se duhet PD-ja duhet të publikojë emrat e anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Sipas Baçit, Lulzim Basha ka vetëm një qëllim, atë të mbajtjes peng të vulës së PD-së.
“Këshilli Kombëtar është vendimmarrës dhe ka hapësira për të marrë çdo lloj vendimi. Është një gjë që e detyron statuti. Gjatë kësaj kohe bëhet kjo analizë dhe etapa e dytë është kalimi në votëbesim. Teatër. Në mbledhjen nesër të Këshillit Kombëtar të publikojnë emrat e atyre që janë pjesë e Këshillit Kombëtar. Jam edhe unë pjesë e atij këshilli. Këshilli kombëtar nuk është mbledhur asnjëherë. Të publikojë listën e anëtarëve të Këshillit Kombëtar që kanë dalë në 2021 dhe të shohin sa kanë. Kanë futur emra të tjerë pa qenë farë anëtarë të Këshillit Kombëtar. Pse nuk publikojnë emrat e listës së kryesisë? Një pjesë dërrmuese kanë ikur vetë. Këmbëngulja e tyre Bashën dhe grupin e tij s’ka nevojë të mbledhin Këshillin kombëtar. Kanë vendosur ta mbledhin që të shohin nesër nga ana statutore. Janë deri te 400.
Është një teatër, një komedi por që e kanë të detyrueshme për ta zbatuar. Lulzim Basha ka vetëm një qëllim që të mbaj vulën e PD-së. Unë personalisht mendoj se s’ka kthim pas. PD de Facto dihet se ku është ligjërisht dhe zyrtarisht të drejtat i ka sekuestruar Rama, të cilën ua ka dhënë dy deputetëve të PD-së”- tha Baçi.