AKTUALITET, 19 Qershor 2023, 15:00

Publikohet formulari me kriteret për kandidatët për kreun e PD-së zyrtare, ja pikat që nuk lejojnë Berishën në garë

Publikohet formulari me kriteret për kandidatët për kreun e

Pas miratimit të 29 korrikut nga Kryesia si ditë kur do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e partisë, PD-ja zyrtare ka publikuar edhe kriteret që do të duhet të zbatojnë kandidatët përpara se të hyjnë në garë.

Në dokument janë përfshirë edhe dy pika që e bëjnë të pamundur futjen në garë të ish kryeministrit Sali Berisha. Kështu në kapitullin “aftësitë e angazhimit politik”, në pikën 3 thuhet se “kandidati për kryetar të mos ketë dëmtuar interesat elektorale të Partisë Demokratike në 3 vitet e fundit”.

Publikohet formulari me kriteret për kandidatët për kreun ePublikohet formulari me kriteret për kandidatët për kreun ePublikohet formulari me kriteret për kandidatët për kreun ePublikohet formulari me kriteret për kandidatët për kreun ePublikohet formulari me kriteret për kandidatët për kreun e

Kjo do të thotë se dalja e Sali Berishës me Partinë e Lirisë në dy procese zgjedhje, në 2022 kur u mbajtën zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki dhe në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, mund të konsiderohen dëmtim i interesave elektorale të PD-së.

Por ka edhe një pikë tjetër me të cilën bëhet e pamundur lejimi i kandidimit të Berishës.

“Të mos ketë masa disiplinore në fuqi sipas parashikimeve të Statutit të Partisë Demokratike”, thuhet në pikën 2 të kapitullit “integriteti moral”.

Prej shtatorit të vitit 2021, Berisha është përjashtuar zyrtarisht nga grupi parlamentar i PD-së pas shpalljes së tij non gara.